Rita Ora blen shtëpi në Ulqin, e mahnitur nga qyteti shqiptar (FOTO)
Disa ditë pushimi në Ulqin, është ajo çka këngëtarja me famë botërore Rita Ora i ka rezervuar vetes së saj këtë gusht të nxehtë. Por përpos kësaj këngëtarja me origjinë shqiptare pasi është shprehur se i pëlqen shumë Ulqini dhe i ka shijuar së tepërmi bukurinë natyrore që të ofron ky qytet, ka vendosur të blejë edhe një vilë aty.
Ajo nuk është menduar gjatë për të blerë jë vilë të sajën për tu kthyer në këtë qytet shqiptar sa herë do të planifikojë pushime.
Mediat malazeze kanë publikuar lajmin mbi investimin më të fundit të këngëtares bukuroshe nga Kosova. Mediat atje shkruajnë se Mali i Zi ka qenë përherë një destinacion i preferuar për familjen e Rita Orës gjatë pushimeve verore. Mediat shpresojnë se këngëtarja tanimë do ta vizitojë çdo verë Ulqinin.
◄ Pas Para ► Foto 1 / 13