Motorri përplas fëmijën në Durrës dhe largohet, në gjendje kome 4-vjeçari
Durrës- Një fëmijë 4-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasjojë e një aksidenti të ndodhur sot në zonë e Urës së Dajlanit në Durrës. Mësohet se 4-vjeçari është përplasur nga një person që udhëtonte me motorr, i cili nuk ka qëndruar por ka vijuar rrugën.
Fëmija u gjet në totuar nga një kalimtar i rastit, i cili e ka dërguar në spital ku dhe mësohet se ndodhet në gjendje kome.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjithë procedurat hetimore, ndërsa është duke punuar për të zbuluar identitetin e drejtuesit të motorrit. Ndërkohë po punohet edhe për të gjetur shkaqet e aksidentit.