'Birra Korca’, Niko Peleshi: Përgëzoj investimin pasionant

KORCE-‘Birra Korça" feston ditëlindjen e 85-të, mijëra turistë shijojnë birrën në shesh. Festa e birrës në Korçë, tashmë e afirmuar si festa më e madhe në Shqipëri, ka startuar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin juglindor. E motivuar nga birra e parë shqiptare, festa e birrës në Korçë vjen në edicionin e 7-të e shumëfishuar në të gjithë komponentët e saj. Një vëmendje të veçantë organizatorët i kanë kushtuar dekorimit të ambientit të festës, ndërsa kanë shtuar në maksimum edhe kapacitetin e tavolinave dhe stolave që vihen në dispozicion të qytetarëve, të cilët kanë kaluar pritshmëritë që në natën e parë të festës së birrës.
Kreu i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi ka përgëzuar investitorin e birrës së parë shqiptare, z Irfan Hysenbelli për investimin kolosal të fabrikës së “Birrës Korca” në këtë qytet.
“Unë dua ta përgëzoj pasionin e investitorit të ‘Birrës Korca’, mikut tim, z Irfan Hysenbelliu që ka investuar në këtë qytet dhe në atë fabrikë të birrës, sepse ka investuar dashuri, përpara se të ketë investuar shumë para, për his të së vërtetës. Pa pasion e dashuri kjo fabrikë nuk do ishte ajo që është sot.
Presidenti i birrës së parë u shpreh i kënaqur me festën dhe arritjet e “Birra Korca”, që tashmë krahas besueshmërisë së konsumatorit, ka marrë dhe vlerësimet ndërkombëtare.
“Ndjehem shumë i kënaqur, i lumtur, që ‘Birra Korca feston 85-vjetorin, kur ‘Birra Korca’ e ktheu në traditë festën në Korçë, ku ka shtuar shumë turista jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj. Jemi munduar të ruajmë këtë emër, duke ruajtur cilësinë e saj, por duke prurë dhe profesionistë të huaj siç janë dhe një grup gjerman që kanë ardhur që të menaxhojnë cilësinë dhe siç e shihni dhe sot në treg ‘Birra Korca’ ruan cilësinë më të mirë dhe është shumë e pëlqyeshme’.
Lidhje te tjera VIDEO: Nis festa e Birrës Korca në 85 vjetorin e lindjes se saj VIDEO: Nata e dytë e festës, “Birra Korça” derdhet lumë