Durrës, 4-vjeçari aksidetohet nga një motorr, ndodhet në spital në gjendje kome
DURRËS- Një 4-vjeçar nga Durrësi është aksidentuar rëndë nga një person i cili udhëtonte me motorr.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme te Ura e Dajlanit në Durrës , ndërkohë mësohet se vogëlushi u gjet i plagosur në rrugë nga një kalimtar.
4-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë që bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija ndodhet në gjendje kome.
Nga hetimet paraprake mësohet se drejtuesi i motorrit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit dhe kapjen e autorit.
(e.m/BalkanWeb)