E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për lavazhin, policia arreston autorin e plagosjes së dyfishtë

TIRANË- Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë autori e plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.

Gazetari Spartak Koka raporton se ngjarja ndodhi paraditen e sotme tek kthesa e Kamzës, pas një sherri të castit në një pike lavazhi, ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se shtetasi Bajram Çeku ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasin Xhevahir Bajraktari, ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit.

Policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes teksa fshihte armën e krimit në banesën e tij pranë spitalit ushtarak.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije se Bajraktari ndodhet në gjendje të rëndë por me shpresa për jetën. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›