Durrës, falsifikonin pasaporta, arrestohen 3 persona
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga në qytetin e Durrësit për falsifikim të pasaportave biometrike, ndërkohë që dy të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Burime të policisë së qytetit bëjnë të ditur se tre të arrestuarit dyshohet se kanë falsifikuar një numër të konsiderueshëm pasaportash biometrike në emër të shtetasve kosovare, të cilët i blenin kundrejt një shume që varionte deri në 3 mijë euro për një pasaportë.
Policia nuk bën ende të ditur identitetin e të arrestuarve, ndërkohë që pritet të dalë sëshpejti në një komunikim për mediat.
(el.me/news24/BalkanWeb)