Kryeministri i Kosovës i uron shëndet Berishës
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi mori lajmin për përkeqësimin e shëndetit të homologut të tij, Sali Berisha, duke i uruar shëndet ka shprehur keqardhjen e tij për lajmin.
“Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkelqësisë së Tij, z. Sali Berisha. Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare. Të arriturat e PDSH-së janë meritë e kontributit dhe vizionit të kryeministrit Berisha, i cili qëndroi në krye të këtij subjekti qoftë në pozitë qoftë në opozitë”,- thuhet në deklaratën për media të zyrës së kryeministrit Thaci.
“Në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim uroj që z. Berisha ta kalojë keqësimin e sotëm shëndetësor, pa asnjë pasojë, dhe të vazhdojë në drejtimin e shtetit shqiptar, drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera”,- citohet të ketë thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Gjendja e kryeministrit të Berisha u përkeqësua teksa po mbante fjalim me rastin e shënimit të 21 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
(el.me/BalkanWeb)