E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policit, EULEX: Identifikuam 6 të dyshuar

PRISHTINË- Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, deklaron se ka bërë progres në hetimin e vrasjes së anëtarit të njësisë speciale, ROSU, Enver Zymeri.

Shefi i Zyrës për informim në EULEX, Nicholas Hawton, ka konfirmuar për të përditshmen “Zëri” se përvecse janë mbledhur të gjitha dëshmitë e mundshme për këtë rast, ata kanë identifikuar edhe vendndodhjen e gjashtë personave, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e policit Enver Zymeri.

Haëton nuk tha nëse ata janë në Kosovë, apo diku jashtë saj, por se tashmë dihet zyrtarisht se për gjashtë të dyshuarit janë lëshuar edhe njoftimet ndërkombëtare për kërkimin e tyre.

Enver Zymeri u vrarë më 26 korrik, gjatë përpjekjeve të Njësisë ROSU dhe asaj për ndërhyrje të shpejtë për të marrë nën kontroll pikën e kalimit kufitar 31 apo Bërnjakun.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›