Durrës, familja kosovare s`lejohet të futet në Shqipëri

Çifti bashkëshortor dhe dy fëmijët e tyre mbërritën në Durrës me pasaporta të skaduara, por me dokumentacione të rregullta, të lëshuara nga Ambasada e Kosovës në Romë, e cila i mundësonte familjes që të shkonte në Kosovë dhe të pajisej me pasaporta të rregullta.
Policia kufitare e Durrësit-sipas Ina-s -nuk i ka njohur këto dokumente dhe disa orë më pas ka urdhëruar kjo familje të kthehet prapa në Bari të Italisë, duke mos i lejuar që të shkojnë në Kosovë.
Familja e kthyer në portin e Barit u mor nën mbikëqyrjen e policisë italiane, e cila ka vlerësuar si kritik veprimin e policëve kufitar shqiptar. Një nga policët italianë në port tha se familja kosovare për më tepër është dënuar me një gjobë prej 4 mijë eurosh, sepse ka hyrë me pasaportë të skaduar në territorin shqiptar.
Zyrtarisht policia e Durrësit mohon që të ketë kthyer pas ndonjë familje kosovare, ndërkohë që shprehet se nuk ka tagër që të vendosë gjoba ndaj udhëtarëve dhe se vetëm gjykata mund ta bëjë një gjë të tillë./Start/
2011-05-15 16:16