E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e Holbrukut: Prindërit e mi, agjentë të regjimit komunist

Shkrimtarja Kati Marton, duke firmosur librin Armiqte e Popullit

Ajo e dinte, dhe nuk e dinte se duke hapur atë dosje, do të hapte kutinë e Pandorës. Por ajo donte të dinte të vërtetën. Dhe tronditja ishte e paimagjinueshme. Kati Marton, gazetare dhe shkrimtare e njohur amerikane me origjinë hungareze, bashkëshortja e diplomatit Richard Holbruk, vjen për publikun shqiptare me librin Armiq të popullit udhëtimi i familjes sime për në Amerikë. Është një dëshmi personale, ku autorja tregon historinë e prindërve të saj, të burgosur nga regjimi komunist në Hungari, të akuzuar si bashkëpunëtorë të CIA-s. Nga dosjet e mbajtura nga Policia Sekrete hungareze, zbulon se çdo veprim i familjes së saj raportohej nga dadoja franceze. Por historia nuk mbaron këtu. Është edhe një anë e errët. Pas largimit në Amerikë, prindërit e saj ishin gjithashtu të rekrutuar si agjentë nga regjimi komunist. Ky libër vjen së shpejti në shqip nën përkthimin e Nikolla Langores dhe shtëpisë botuese 55, në një kohë kur hapja e dosjeve diskutohet edhe në vendin tonë. Duhen hapur apo jo dhe cilat janë pasojat që mund të sjellë.                                              a.m

Pjesë nga libri

Do të qe më mirë që këtë herë të vije vetëm, më sugjeroi në telefon Dr. Katalin Kutruc, drejtoresha e arkivit të Policisë Sekrete hungareze. Herën e fundit që ishim takuar, unë isha e shoqëruar nga një mik, një jurist, i cili dinte të orientohej në arkiv. Dr. Kutruc ishte treguar gjatë gjithë kohës: e prerë, zyrtare, burokratike. Një aparatçike e stilit të vjetër, mendova unë, e cila vetëm sa më lejonte të shikoja dosjen sekrete policore të prindërve të mi, siç më jepte të drejtë ligji i Hungarisë paskomuniste. Por këtë radhë zëri i saj tingëllonte ndryshe, më njerëzor, më i ngrohtë. Ky tingull i ri më shqetësoi.
Pak kohë më përpara, njërit prej shkrimtarëve më të respektuar të Hungarisë i kishin dhënë dosjen e të atit dhe ishte zbuluar një histori tronditëse intrigash e tradhtish brenda vetë familjes. Kur paraqita kërkesën e parë për të parë dosjen, historiani kryesor i AVO-s, Policisë Sekrete hungareze, më kishte paralajmëruar se isha duke hapur kutinë e Pandorës. Por unë doja të dija të vërtetën mbi prindërit e mi, mbi atë që kishte ndodhur realisht në Budapest në ato ditë të largëta të Luftës së Ftohtë, kur motra dhe unë ishim fëmijë. Prindërit nuk na kishin treguar shumë mbi historinë tonë, edhe pse babai kishte qenë një gazetar i dëgjuar i kohës së tij, i cili kishte fituar çmime dhe famë për pasqyrimin që i kishte bërë Revolucionit Hungarez në vitin 1956. Ti je amerikane, do të më thoshte babai, ti nuk mund ta kuptosh kurrë se si ishte jeta nën fashistët dhe nën komunistët.
Atë natë fjeta keq. Nga çfarë kisha frikë më shumë? Ndoshta nga prova e ndonjë veprimi kompromisi apo tradhtie, çka do të prishte përgjithmonë përfytyrimin për prindërit e mi. Ky ishte një rrezik real. Prej Gynter Grasit tek Milan Kundera, dosjet e Policisë Sekrete, që nga ato të Gestapos e deri tek ato të KGB-së, vazhdonin të villnin copëra tradhtish të kryera gjatë një gjysmë shekulli. Unë e kuptoj pse shumë njerëz nuk duan të mësojnë mbi të kaluarën; mos e zgjo, lëre shejtanin të flejë, thonë ata. Por unë dua të vërtetën edhe po të jetë e dhimbshme.
Me sy të skuqur nga një natë pa gjumë që e kisha kaluar duke hamendësuar mbi tonin e ndryshuar të zërit të arkivistes, ngjita shkallët e një pallati të stilit të Rilindjes Europiane, vendi ku, në vitin 1946, u krijua AVO-ja. Ndërtesa kishte qenë skena e disa prej krimeve më çnjerëzorë të shtetit policor. Në vitin 1950, pallati nuk i nxinte dot më me mijëra agjentët dhe pa uniformë dhe rrjetin e tyre të gjerë të bashkëpunëtorëve, detyra e të cilëve ishte të depërtonin në çdo skutë të jetës së bashkëqytetarëve të tyre. Kështu, AVO-ja zuri një ndërtesë tjetër shtetërore në bulevardin elegant Andrasi, i cili kishte ndryshuar emrin në bulevardi Stalin. Sot mbi këtë ndërtesë valëvitet flamuri me ngjyrat blu dhe të artë i Bashkimit Europian dhe ajo ndodhet në një bllok me dy banja termale.
Dr. Katalin Kutruc, një grua e shkurtër me trup të lidhur mirë, e gjallë, e veshur me kostum prej cope sintetike, me sandale me majë të hapur të firmës Dr. Shols të veshura me çorape, më shoqëron në një dhomë vezake me tavan të lartë e me ornamente të ngatërruar, një dhomë që duket shumë e përshtatshme për një mbrëmje intime muzikore. Ajo plandoset në karrigen ngjitur me mua, buzë një tavoline me material të imituar. Duke kapsitur sytë shpejt, ajo thotë: Del që dosja juaj është një prej më të mëdhave që kemi. Duhet të ndihem krenare? Jam e tronditur dhe nuk më pritet sa të zhytem në malin e dosjeve që nëpunësit me përparëse të bardha i bartin me karroca dyqani. Dr. Kutruc nuk buzëqesh dhe fakti që ajo më thërret Kotika, forma përkëdhelëse e emrit tim në hungarisht, vetëm sa ma shton trazimin.
Gjatë gjithë jetës sime, mosbindja e prindërve të mi ndaj komunistëve, guximi i tyre kokëfortë si gazetarët e fundit prapa Perdes së Hekurt, deri tek arrestimi, gjyqi dhe dënimi si spiunë të CIA-s, ka qenë thelbi i identitetit të familjes sonë. Më 25 shkurt 1955, në orën dy të mëngjesit, pas një loje brixhi në shtëpinë e atasheut ushtarak të Shteteve të Bashkuar, babai im u rrëmbye nga gjashtë agjentë të Policisë Sekrete. Arrestimi i tij u bë lajm i faqes së parë të Nju-Jork Tajmsit. Katër muaj më vonë, ata erdhën për mamanë. Në janarin tjetër, pothuaj një vit më vonë, Nju-Jork Tajmsi, në një shkrim tjetër të faqes së parë, shkruante se Endre Marton, një korrespondent i Wsoshiejtid Pres në Hungarinë e sunduar prej komunistëve, është dënuar me gjashtë vite burg me akuzën e spiunazhit. E shoqja, Ilona, e cila punonte për Junajtid Pres u dënua me tre vite… Martonët kanë dy vajza të vogla, Katin dhe Julin. Artikullin e shoqëronte fotografia e një çifti të këndshëm dhe elegant, bashkë me dy vajzat e tyre të vogla që qeshnin, një familje e lumtur, modeste dhe krejt e parrezikshme, fotografia jonë në Krishtlindjen e fundit kur ishim të gjithë së bashku në Hungari, para se gjithçka të ndryshonte. Kështu debutova unë në gazetë, ndonëse nuk e pashë shkrimin, veçse dekada më vonë.
Prindërit e mi ishin njerëz largpamës. Ata e kthenin rrallë kokën prapa, vetëm në raste të caktuara. Kur, aty nga fundi i jetës, tim ati iu dha çmimi më i lartë civil në Hungari prej ministrit të Jashtëm të Hungarisë së lirë e demokratike, ai nuk erdhi në Nju-Jork që ta merrte personalisht atë, por më la mua që ta pranoja në emër të tij. Atë mbrëmje, ministri i Jashtëm më befasoi me një zarf të madh që përmbante material të AVO-s për babanë. Babai nuk e hapi kurrë atë dosje; nuk kishte nevojë, ai e kishte përjetuar gjithçka. Për të, historia, të paktën historia e tij, ishte një gjë e mbyllur. Për mua ajo ishte veçse fillimi i kërkimit tim.
Është thënë që fëmijëria është një botë e huaj. Kjo është sidomos e vërtetë kur fëmija është shkulur shpejt prej atij universi të vogël, ku gjithçka është e njohur për të dhe është flakur në një vend ku askush nuk di si ta shqiptojë emrin e saj. Pasi kishin vdekur të dy prindërit, mamaja në vitin 2004 dhe babai një vit më vonë, mua më mbeti mendja që të mësoja gjithçka të mundja mbi atë që u kishte ndodhur atyre dhe motrës sime në botën ku kishte nisur gjithçka. Asnjë pjesë tjetër e jetës sime nuk ngjante me ato vite të Budapestit për nga intensiteti dhe për nga forca e dashurisë familjare. Prindërit, motra dhe unë formonim një lidhje të fortë, pjesërisht për faktin se bota jashtë nesh ishte armiqësore. Kur erdhëm në Amerikë dhe u ndiem të sigurt, secili nga ne ndoqi jetën e tij dhe lidhjet tona familjare u dobësuan. Ne, si për mrekulli, kishim kapërcyer ylberin. Por, për

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›