Plagos fqinjin për livadhet, arrestohet
BURREL- Plagos fqinjin për kullotat, në pranga 70-vjeçari. Janë të shpeshta konfliktet për pronësinë në komunën e Gurrës në Mat. Një ngjarje e tillë ndodhi dy net më parë, ku dy të moshuar, fqinj me njëri-tjetrin, pasi janë zënë me fjalë, kanë vendosur ta zgjidhin sherrin për një livadh me armë zjarri. Burime nga Policia bënë të ditur se Asllan Katuci, 70-vjeç, banor i fshatit Gurrë e Vogël, ka shtënë me armë zjarri mbi 60-vjeçarin Ymer Kurti, duke i shkaktuar atij dy plagë në trup. I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë për në Spitalin e Burrelit dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Burime pranë Policisë thanë se konflikti ishte i hershëm ndërmjet dy familjeve, për një livadh. Ai ka nisur dy dekada më parë, por Katuci pardje kishte vendosur të hakmerrej për pronën e tij. h.p