E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos sot për Bashkinë e Tiranës

Pritet që në mbledhjen e sotme të miratohet tabletat përmbledhëse të rezultatit të votimeve për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbrëmjes së shkuar të KQZ-së. Edhe një herë tjetër, socialistët kanë kërkuar që të shpallen rezultatet dhe të certifikohen nga KQZ-ja.

“Keni 1 javë që sorollateni. Është e pafalshme për ne nëse do ta shtyjmë një ditë apo dy ditë, zgjedhjet përfunduan nuk ka absolutisht më punë artimetike”, tha përfaqësuesi i PS në KQZ, Genci Gjonçaj. /Start/

                                                                                             2011-05-16 08:02
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›