Durrës, fluks hyrjesh ne port, në 3 ditë 20 mijë vetë
Edhe këtë sezon veror porti i Durrësit nuk i ka shpëtuar fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj. Numri i hyrjeve në 3 ditë arrin në rreth 20 mijë. Aktualisht në pikën doganore të Durrësit funksionojnë 20 sportele.
DURRES- Ashtu si cdo sezon veror edhe këtë vit Porti i Durrësit është një ndër pritësit e pushuesve shqiptarë dhe të huaj. Muaji korrik dhe fillimi i gushtit përbëjnë pikun e hyrjeve në pikën doganore të qytetit bregdetar, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat për përballimin e fluksit.
“Drejtoria Rajonale e kufirit, për të përballuar fluksin e emigrantëve që hyjnë dhe dalin në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Durrës ka marrë një sërë masash, ndër të cilat janë rritja e numrit të sporteleve, që arrin në 20 të tilla, shkurtimi i procedurave të kontrolleve të mjeteve dhe të shtetasve që hyjnë nga pika e kalimit kufitar të Durrësit.” u shpreh Kreu i policisë kufitare të Durrësit, Naim Manuka.
Numri total i hyrjeve gjatë 3 ditëve të fundit arrin në rreth 20 mijë shtetas dhe 6 mijë makina, por gjithsesi situata në port nuk është rënduar.
“Aktualisht në Portin e Durrësit përpunohen rreth 11 tragete gjatë 24 orëve. Është rritur numri i trageteve por tani nuk vijnë më tragete me numër mbi normë ” theksoi Manuka.
Kreu i policisë kufitare të Durrësit, Naim Manuka sqaron gjithashtu se ka një rritje të numrit të hyrjeve dhe daljeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por sipas tij gjendja mbetet brenda kufjive normale për një sezon turistik.
(e.n/News24/BalkanWeb)