PS, Balla: Pushtetii Berishës me para të vjedhura
Partia Socialiste reagoi sot pas publikimit të pasurive të pushtetarëve. Deputeti Taulant Balla theksoi se kryeministri Berisha nuk ka mandat për të qeverisur se pushteti i tij ka ardhur me para të vjedhura.
TIRANE- Partia Socialiste reagoi sot pas publikimit të pasurive të pushtetarëve. Deputeti Taulant Balla theksoi se kryeministri Berisha nuk ka mandat për të qeverisur se pushteti i tij ka ardhur me para të vjedhura. Balla theksoi se PS do ti shkurtojë ditët pushtetit ilegjitim të Berishës.
“Me kë tallet Sali Berisha? Me kë tallet ky njeri që nuk ka më mandat për të qeverisur shqiptarët?
Sërish për vitin e kaluar ka deklaruar si pasuri shtesë të tij vetëm pagën e tij dhe të së shoqes. Në deklaratën e depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë Sali Berisha rezulton të jetë i vetmi që lëvizjet financiare i ka patur kryesisht në qindarka” u shpreh Balla.
Ndërkohë PS nënvizon faktin se fëmijët apo bashkëshortet e pushtetarëve rezultojnë më të pasur se vetë ata.
“Ajo që i karakterizon të gjithë këta hajdutë, është fakti që superpasuritë janë të regjistruara në emër të fëmijëve dhe bashkëshorteve. Kështu kryeministri ka për bir ndërmjetësuesin, apo siç thuhet në gjuhën e përditshme, sekserin më të pasur në Shqipëri. Ky ka deklaruar se shumat e mëdha që ka në llogaritë e tij i ka fituar falë ndërmjetësimeve. Në vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thotë se ka fituar 82.882 euro. Bashkëshortja e zëvendës Kryeministrit është e vetmja grua që merr gjashtë rroga duke ndenjur në shtëpi” theksoi Balla përara gazetarëve.
(e.n/BalkanWeb)