Durres gjendet e masakruar 18 vjecarja

Një 18-vjeçare është gjetur e masakruar në afërsi të parcelës së tokës së saj, në Fllakë të Durrësit. Ka qenë babai i viktimës që ka gjetur trupin e vajzës të vrare me mjete të mprehta dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Viktima është indetifikuar me emrin Aishe Vata, 18-vjeç, banore e komunës Xhafzotaj. Sipas policisë trupit i mungon koka, e cila është prere nga autorët e krimit. Nga hetimet e deritanishme thuhet se vajza është telefonuar në orët e para të mëngjezit dhe ka dalë jashtë shtëpisë së saj. Për këtë arsye ekspertët dyshojnë se kanë të bëjnë me autor që ka patur njohje të ngushtë me viktimën, i cili mund të ketë bashkëpunuar me të tjerë persona. Për të zbardhur ngjarjen kanë mbërritur ekspertë të kriminalistikës, të cilët po punojnë për mbledhjen e gjurmëve të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve por edhe po marrin dëshminë e familjarëve me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke e lidhur atë më ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur 18 vjeçarja apo familjarët e saj. Sipas policisë ende mbetet e pakonfirmuar nëse vendi i krimit është pikërisht zona ku është gjetur trupi i 18 vjeçares, apo nëse vrasja është kryer diku tjetër dhe trupi është hedhur pikërisht në atë zonë pas kryerjes së krimit.