E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendosi arrest shtepie per Perikli Shqevin

Arrest shtëpie është masa e arrestit për Perikli Shqevi ish- i përndjekuri politik i cili akuzohet se i ka vënë zjarrin grevistit Gjergj Ndreca. Shqevi akuzohet nga prokuroria për plagosje të rëndë me dashje pasi sipas organit të akuzës Perikli Shqevi i ka vënë zjarrin qëllimisht grevistit Gjergj Ndreca. Në kërkesën e tij prokurori Blerim Tominaj, i ka kërkuar gjykatës arrest shtëpiak duke marrë në konsideratë kushtet dhe rrethanat e të akuzuarit, i cili ka qenë edhe vetë pjesëmarrës në grevë. Ndërkohë që vetë Shqevi me anë të avokatit të tij mbrojtës nuk i ka pranuar akuzat e ngritur nga prokuroria. Ai pretendon se ka shkuar për të shuar zjarrin e mikut të tij dhe jo për ti vënë zjarrin. Po ashtu ai e konsideron të paligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka kërkuar si masë sigurie detyrimin për tu paraqitur para oficerëve të policisë gjyqësore. Gjyqtarja Elona Gjoka pas administrimit të provave ka vendosur që ish-i përndjekuri politik Perikli Shqevi të qëndrojë në arrest shtëpie derisa prokuroria të përfundojë hetimet dhe të dërgojë çështjen për shqyrtim gjyqësor. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›