E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet i vetëvarur 46-vjeçari

Një person është gjetur i varur në punishten e tij të martën në fshatin Arapaj, rreth 6 km nga Durrësi.
Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur se viktima është, N.E, 46 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët e tij, i varur në punishten e marangozisë ku ai punonte, ngjitur me shtëpinë.

Mendohet se viktima është vetëvarur, ndërkohë që mësohet se natën e shkuar ai kishte fjetur në punishte. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›