E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez në hall: “Nuk e kam vendin të sigurt”



Sulmuesi i Argjentinës, Karlos Tevez, ka frikë se ai do të mungojë në formacionin fillestar në ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës, kjo për shkak të konkurrencës së fortë të sulmuesve brenda skuadrës së Diego Armando Maradonës. “El Apache” ishte një nga yjet e Premier Ligës në sezonin 2009-2010, duke shënuar 23 gola për Mançester Sitin. Megjithëse ai është i aftë të luaj me çdo ekip në botë, hapësira e Tevezit te Argjentina nuk është e sigurt. Në skuadra “Albiceleste” luajnë emra të tillë si Lojtari më i mirë në botë, Lionel Mesi, heroi i Ligës së Kampioneve, Diego Milito, sulmuesi i Atletiko Madrid e dhëndri i Maradonës, Serxhio Aguerro, sulmuesi prodhimtar i Real Madrid, Gonzalo Higuain si dhe heroi kombëtar, Martin Palermo, goli i të cilit në minutën e fundit kundër Perusë i siguroi Argjentinës kualifikimin në Botëror. “E di se sot unë nuk jam në formacionin fillestar”, - tha Tevez për “Sun”. “Është shumë e thjeshtë për ta shpjeguar, unë nuk shënova 15 gola në kualifikuese. Unë pata shansin me Argjentinën, por nuk e shfrytëzova atë kështu që tani më duhet të luftoj fort për një vend”.

Mallkimi i Çelsit,
edhe Obi Mikel
jashtë Botërorit

Mallkimi “Çelësi” nuk di të ndalet. Pas dëmtimit e lamtumirës së kapitenit të Gjermanisë, Mikael Balak, yllit të Ganës, Majkëll Esien dhe kapitenit të Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, një tjetër lojtar i Çelsit i jep lamtumirën e parakohshme finaleve të Kupës së Botës. Një prej lojtarëve kryesore të Nigerisë, Xhon Obi Mikel, nuk do të jetë në Afrikën e Jugut, pasi ylli 23-vjeçar i kampiones së Anglisë vuan nja një dëmtim në gju. Mikel do të zëvendësohet nga një prej shtatë lojtarëve të hequr nga lista paraprake. Mikel, 34 ndeshje me Nigerinë, nuk dëshironte të dëmtonte më tej gjurin dhe të rrezikonte karrierën e tij futbollistike, pasi dëshironte të rikuperohej plotësisht pas ndërhyrjes kirurgjikale. Mikel nuk luante futboll qysh prej muajit prill. Nigeria ndodhet në grupin B të Botërorit, së bashku edhe me Argjentinën, Greqinë dhe Korenë e Jugut. Ndeshja e parë e saj është ajo kundër Argjentinës, më 12 qershor.

Greqia, Samaras:
“Luftojmë për
vendin e dytë”

Sulmuesi i Greqisë, Jorgos Samaras, parashikon një luftë të hapur për vendin e dytë në grupin B, në të cilin marrin pjesë Argjentina, Nigeria dhe Koreja e Jugut. Lojtari i Sëlltikut na kampionatin skocez parashikon se Argjentina do të jetë në krye të grupit dhe pranoi se formacioni i Oto Rehagelit do të luftojë me Korenë e Jugut dhe Nigerinë për vendin e dytë në grup. “Unë mendoj se Argjentina do ta fitojë me lehtësi grupin”, - tha Samaras për faqen e klubit të tij. “Për vendin e dytë janë tri vende që luftojnë, Nigeria, Koreja e Jugut dhe ne. Të gjitha janë në të njëjtin nivel dhe ne do të luftojmë për vendin e dytë”.
Ndeshja e parë e Greqisë është ajo kundër Koresë së Jugut (12 qershor, 13:30)

Koreja e Veriut: Do të çudisim botën

Sulmuesi i Koresë së Veriut, Jong Tae Se, i konsideruar nga media aziatike si “Uejni Runi i Azisë”, deklaroi se Koreja e Veriut do të shokojë rivalët e saj në grupin B, Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë, dhe do të avancojë për më tej përkrah Brazilit. “Unë do të mbaj premtimin dhe do të shënoj një gol për çdo ndeshje”, - tha Jong, i cili shënoi të dy golat në barazimin 2-2 në miqësoren me Greqinë. “Në grupin tonë do të jenë Brazili dhe Koreja e Veriut ato që do të avancojnë”. Koreja e Veriut merr pjesë për herë të dytë në një Kampionat Botëror pas atij të vitit 1966 në Angli, e të fituar nga vendi organizator.

Del Boske: “Topi, identiteti ynë”

Trajneri i Spanjës, Visente del Boske, këmbënguli si zotërimin e topit është kyçi i skuadrës së tij për të bërë një Botëror të mirë në Afrikën e Jugut, por paralajmëroi se ai nuk parashikon një kalim të lehtë të grupit dhe fazave të mëtejshme të kompeticionit. Trajneri i “Furia Roja” këmbënguli se skuadra e tij duhet të jetë gati për çdo stil loje të kundërshtarit.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se çfarë është e mirë për Spanjën. Në çdo bisedë unë u rikujtoj lojtarëve se kyçi është zotërimi i topit dhe të dimë si ta luajmë. Kjo është në stilin dhe në identitetin tonë. Spanja është pjekur”, - tha Boske për gazetë sportive spanjolle “As”.

Benitez, trajneri i ri i Interit?

Rafa Benitez pritet që brenda 48 orësh të konfirmohet zyrtarisht si trajneri i ri Interit. Lajmin e dha gazeta italiane sportive “La Gazzetta dello Sport”. Ish-trajneri i Liverpulit, i cili u largua nga klubi anglez pas një mirëkuptimi reciprok, është takuar ditën e mërkurë me presidentin zikaltër, Masimo Morati, me të cilën ndau disa pikëpamje në një takim shumë pozitiv.
Benitez, momentalisht ndodhet me pushimet e fundjavës, të cilat do t’i shërbejnë spanjollit edhe si një moment reflektimi për të dhënë në fillim të javës për të drejtuar kampionët e Europës dhe Italisë.

7 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›