E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet në bregdet një kufomë e dekompozuar

Burime zyrtare nga policia e qarkut bënë të ditur  se trupi i pajetë, i cili mendohet se i përket një mashkulli rreth të 30-tave, është dekompozuar për shkak të qëndrimit gjatë në ujë.

Nga të dhënat e  para mësohet se kufoma është gjetur e veshur vetëm me tuta dhe më pas është dërguar në morgun e spitalit rajonal të qytetit.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-06 22:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›