“Konsensusi i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm për integrimin”

Duke folur mbi situatën politike në vend gjatë një emisioni televiziv, Kreu i Shtetit theksoi: “Besoj se dialogu mes palëve është një hap i rëndësishëm drejt asaj që ne kërkojmë, por nuk është i mjaftueshëm. Ekzistojnë kushte të tjera që duhen plotësuar, të cilat janë bërë shpesh publike. Bashkëpunimi duhet të jetë i plotë dhe dinjitoz, pasi përbën garanci për qytetarët dhe partnerët. Është vendimtar për marrjen e statusit kandidat”. Sipas Presidentit, secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta për situatën politike të vendit.
Duke iu referuar rinisjes së diskutimeve mes palëve për reformën zgjedhore, Topi tha se politikës shqiptare i duhet një kod afatgjatë, i cili duhet analizuar në kohë. “Kodi i ri duhet të jetë për transparencë. Rregullat e reja duhet të vihen në zbatim", theksoi Presidenti, duke sugjeruar që modeli të përzgjidhet në qetësi dhe të përkrahet nga shumica.
/Start/E.B/
2011-12-06 23:16