Korçë, katër në pranga për vjedhje

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përfundoi në pranga shtetasi Besnik Dilka, 38-vjeç, banues në Voskop të Korçës.
Ai akuzohet se orët e pasdites së shkuar, në lagjen 7 të qytetit të Korçës i ka vjedhur një shtetasi shumën prej 13 000 lekësh të reja si dhe një celularë. Ndërkohë, orët e vona të mbrëmjes së shkuar përfunduan në pranga shtetasit Erladi Hamzallari, 24-vjeç dhe G.P. 16-vjeç, banues në Pogradec.
Ditën e djeshme rreth orës 20.00, në lagjen nr 1 Pogradec, u kapën duke vjedhur mjetin tip “RENO” me targe PG4924B, prone e shtetases me iniciale Sh.M 43 vjeçe, banuese në Pogradec. Gjithashtu këta shtetas janë autorë të vjedhjes se mjetit “FORD” me targe PG4434B, prone e shtetasit G.Blaceri, ku për të cilën ka filluar procedim penal dhe ditën e djeshme. Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e këtij mjeti në fshatin Vreshtas-Korçë.
Ndërkohë, dje u arrestua në flagrancë shtetasi Adriatik Bajram Demolli 48 -vjeç, banues në fshatin Poncare-Devoll, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes se banesës së shtetasit N.Z 51-vjeç, banues po në fshatin Ponçare, i cili ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur 3 000 EURO. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Demolli u gjendën dhe sekuestruan 300 EURO si dhe 10 copë fishekë luftarakë model 56. Veprat penale te konsumuara janë “Vjedhje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Për të gjitha këto raste, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit. /Start/
2011-12-07 09:10