Rihapet pas 20 vjetesh muzeu i Apolonise Izaura Ndoj
Ka celur dyert pas 20 vjetesh Muzeu Arkeologjik i Apolonise, muzeu me i rendesishem per arkeologjine shqiptare. 688 objekte te rendesishme, si dhe nje numer i madh monedhash antike, e bejne ate nder muzete me te pasur ne vend. Gjate ceremonise se perurimit, kane qene pjesemarres figura te njohura politike dhe arkeologe vendas e te huaj. Shiritin e inaugurimit te muzeut te ri e preu ministri i Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve, Aldo Bumci, i cili mbajti edhe nje fjalim pershendetes per te gjithe njerezit qe bene te mundur rihapjen e ketij muzeu me vlera mjaft te larta per vendin, ku ai tha se "Ky muze eshte si nje motor zhvillimi per zonen ne drejtim te turizmit". Nderkaq, drejtori i Institucioneve te Monumenteve te Kultures, Apollon Bace, ka folur per risite qe ofron muzeu i ri arkeologjik. Sipas Baces, te gjitha skulpturat dhe veprat e tjera jane te ekspozuara ne te njejtin vend, duke mos ju nenshtruar seleksionimit, ashtu sic ndodh zakonisht. Ndersa, arkeologu e studiuesi i kesaj zone, Neritan Ceka, tha se "Apolonia e lashte pas pese vjetesh do te jete qendra e Shqiperise Juglindore, sa i perket turizmit. Projekti i restaurimit te muzeut arkeologjik ka nisur tre vjet me pare". Rihapja e ketij muzeu u be i mundur fale nje investimi prej 80 mije eurosh, ku perfshiheshin rikonstruksioni i godines dhe kthimi i monumenteve te kultures aty, te cilat per nje kohe te gjate gjendeshin te vendosura ne depo, ku askush nuk mund te njihej me keto vlera sa historike, aq edhe kulturore. Realizimi i ketij projekti te financuar nga qeveria e Spanjes, u mbeshtet nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve dhe UNESKO. Muzeu, me siperfaqe nje mije metra katror, u mbyll ne fillim te viteve '90, per shkak te amortizimit te godines. Objektet arkeologjike qe prej asaj kohe jane ruajtur ne Institutin e Monumenteve, ne kryeqytet. Nderkohe portiku qe pesoi carje pas rreshqitjes se tokes, vijon te jete ende i demtuar.