E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit

Gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit të mbytur dje në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
 

Trupi i të riut, Andi Sharra nga Tirana u gjet pas disa orësh kërkimesh nga polumbarët.
 

19-vjeçari u mbyt pasditen e djeshme teksa po lahej me një grup shokësh në plazhin e Gjirit të Lalzit por është rrëmbyer nga dallgët e forta të detit.

Edhe pas tentativave të shokëve të tij për ta ndihmuar 19-vjeçari nuk ka mundur dot t`i shpëtojë dallgëve.
 

Andi Sharra është edhe viktima e parë e këtij viti në plazhin e Durrësit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›