E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rrjeta ll”, policia sekuestron 4 automjete të vjedhura

Nga Sektori Kundër Narktokëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në kuadër të Planit të Operacional i koduar "Rrjeta II", përgjatë kësaj fundjave bënë të mundur sekuestrimin e 4 automjeteve, të cilat rezultojnë të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë.
Kështu, në rrugën "Sami Frashëri", u bë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit tip "Rover", me targë TR 0909 N, në pronësi te shtetasit Agim Rama, 54 vjec, banues Tiranë, i cili u la te ndiqej në gjëndje te lirë.
Ky automjet, u bllokua pasi nga verifikimet e bëra në sistemin ASF2 të Interpolit, ky mjet rezulton se është i denoncuar si i vjedhur në Itali.
U kryen veprimet e para proceduriale për automjetin tip "Ford", me targë TR 3749 L, i cili sipas informacionit te ardhur nga Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Tiranë, rezulton i vjedhur në Bullgari, me targë origjine C2773TH, pas verifikimeve te bërë ne sistemin ASF2 te Interpolit. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se mjeti ne fjalë është ne pronësi të shtetasit Hysen Xhangolli.
U kryen veprimet e para proceduriale për automjetin tip "Benz", me targë TR 5550 B, i cili sipas informacionit te ardhur nga Drejtoria Rajonale te Transportit Rrugor Tiranë dhe rezulton i vjedhur në Bullgari me targë origjine PO650AB, pas verifikimeve te bërë ne sistemin ASF2 te Interpolit. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se mjeti në fjalë është në pronësi të një banke.
U kryen veprimet e para proceduriale për automjetin tip "Fiat Croma", me targë TR 3786 D, i cili sipas informacionit te ardhur ky mjet është targuar në Drejtorinë Rajonale te Transportit Rrugor Tiranë dhe rezulton i vjedhur në Itali, pas verifikimeve te bërë ne sistemin ASF2 te Interpolit. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se mjeti ne fjalë është ne pronësi te shtetasit Rexhep Mahmut Kalo, i vitl.1954, ndërsa po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit ne fjalë si dhe shoqërimin e shtetasit për sqarimin e rrethanave te çështjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›