Shkodër, autobuzi përplas biçikletën, plagoset 57-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 57-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Manush Alimani” ku Gëzim Kraja ishte duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një autobus.
Menjëherë 57-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të autobuzit, shtesin Ermir Lamaj ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.