E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët, protestë të hënën tek Kryeministria

Minatorët kanë vendosur që ditën e hënë të zhvillojnë në Tiranë, një protestë para ambienteve të zyrës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Ata kanë shtyrë grevën e urisë, duke ndërmarrë një tjetër hap, atë të protestës në kryeqytet. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Konfederatës së Sindikatës, Kol Nikolli. Komisioni i grevës zhvilloi sot një takim, ku ka vendosur hapat që do të ndërmerren në ditët në vijim nga minatorët.

Ndërkohë që 25 minatorë janë gati të "ngujohen" në ambjentet e kompanisë ACR deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Rreth 700 punëtorë të kësaj miniere që prej 10 ditësh kanë protestuar për kushtet e punës ndërsa kanë deklaruar se nuk do të rikthehen në punë, pa u plotësuar më parë kushtet e tyre. Mësohet se ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre janë rritja e pages, ulja e moshës së pensionit dhe më shumë siguri në punë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›