Durres gjendet trupi i pajete nje i gruaje ne det
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës . Gjendet kufoma e një gruaje në det të hapur rreth 50 metra larg bregut në sektorin Apollonia në Durrës. Trupi i pajetë i përket një gruaje rreth të 40 – ve dhe u konstatua mëngjesin e së shtunës nga rojet bregdetare, të cilët po patrullonin përgjatë vijës bregdetare Durrës – Kavajë.
Menjëherë është vënë në dijeni policia kufitare për praninë e trupit pa jetë që paraprakisht dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e së premtes.
Nga veshja e cila mbante gruaja, policia pohon se mund të jetë endacake. Pas nxjerrjes nga uji trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal për t’iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore e cila do të përcaktojë dhe natyrën e vdekjes, ndërsa bëjnë të ditur se në trupin e gruas nuk kishte shenja dhune.