Ne pranga menaxheri i nje lokali per dreke

Skuadra e antidrogës ka arrestuar menaxherin e një lokali luksoz në Farkë me disa doza kokainë. Policia dyshon se menaxheri është pjesë e rrjeteve që furnizojnë me drogën “VIP” klientët e lokaleve luksozë në Tiranë.
Artur Zhelegu ka përfunduar në pranga ndërsa pritej të merrej në pyetje në lidhje me rrjetin e shpërndarësve të kokainës. Ndërsa shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, kapën katër të mitur pjesëtarë të një bande plaçkitësish në kryeqytet.
Të shoqëruarve nxënës të klasave të nënta, u ishin dokumentuar vjedhjet e katër banesave ndër dhjetëra të tilla që dyshohen të jenë plaçkitur prej tyre në rrugën Hoxha Tahsim dhe zona të Qesarakës. Gjithsesi, ata u lanë të lirë për shkak të moshës së mitur.