E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira për Aleks Niken

Aleks Nika viktima e katërt e demonstratës se opozitës ne 21 janar, do te përcillet sot për ne banesën e fundit. Ne homazhet e kryera ne nder te tij ne fshatin e lindjes Manati te Lezhës kane marre pjese edhe drejtues te partisë Socialiste përfshirë kreun e saj Edi Rama. 35-vjeçari i ishte bashkuar demonstratës se opozitës kundër qeverise Berisha. Por një plumb ne koke ndërsa Aleksi ndodhej ne ane te godinës se parlamentit, rezultoi fatal. Për shume dite ai luftoi me vdekjen ne Spitalin Ushtarak dhe ne një tjetër ne Turqi, por pa mundur te mbijetoje, duke lënë pas gruan dhe dy vajza te mitura. Trupi i te ndjerit mbërriti mesditën e se dielës ne aeroportin ?Nene Tereza? ku u prit nga te afërmit, krerët e PS-së dhe qindra qytetare. Me pas deputete socialiste te zonës te shoqëruar nga qindra mjete te tjera përcollën trupin drejt vendlindjes se Aleksit. Ndalesa e dyte pas Rinasit ishte ne kishën e fshatit, ndërsa me pas u dërgua ne banese për ceremonitë e rastit.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?Ym5L9yZIFDc","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›