E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, grabitet makina bashkë me foshnjën brenda saj

Gazeta Shqip

Një makinë bashkë me një fëmijë vetëm një muajsh brenda saj është grabitur në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Durrësit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në afërsi të pistës Iliria, ku persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një automjet tip Benz, pa e ditur se brenda tij ndodhej edhe një fëmijë i vogël.

Sipas informacioneve të policisë, fëmija një muajsh dhe makina i përkisnin çiftit Mellani, me origjinë nga Burreli. Ata ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Shkëmbit të Kavajës për në shtëpinë e tyre. Ndërkohë, një moment kishin ndaluar për të blerë diçka dhe e kishin lënë hapur makinën me foshnjën brenda. Pikërisht në këto momente grabitësit kanë përfituar për të vjedhur makinën, pa e ditur që brenda mjetit ndodhej edhe foshnja.

Pas alarmimit të policisë për ngjarjen e pazakontë, foshnja u arrit të gjendej pas disa minutash në afërsi të Laprakës dhe pas ekzaminimit mjekësor rezultoi në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa makina e grabitur është gjetur e braktisur në afërsi të Milotit. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, forcat policore u angazhuan duke vënë postblloqe për ndalimin dhe kapjen e autorëve, ende të paidentifikuar.

26 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, grabitet makina bashkë me foshnjën brenda saj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›