E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama, seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve: Kriminaliteti, në rritje për 2011

Gazeta Shqip

Kryeprokurorja e vendit, Ina Rama ka raportuar sot në komisionin e ligjeve lidhur me shkallën e kriminalitetit në vend gjatë vitit që lamë pas. Sipas kryeprokurores, është vënë re një rritje e kriminalitetit gjatë këtij viti, por nga ana tjetër sipas saj, është rritur edhe lufta ndaj këtij fenomeni nga ana e prokurorisë, që ka rezultuar me uljen e numrit të çështjeve të pushuara.

Kryeprokurorja Rama ka debatuar me deputetin demokrat, Dashamir Sula, i cili është shprehur i shqetësuar për veprat penale të pezulluara.  Dosja, pasi pezullohet, i kalon policisë së shtetit për të marrë prova. Ky nuk është shqetësim, është puna e policisë. Vjedhjet janë rritur për shkak se nuk ndëshkohen autorët. Për rritjen e vjedhjeve nuk është faji i prokurorisë, – u përgjigj kryeprokurorja.
Më tej Rama ka theksuar se imuniteti i zyrtarëve të lartë është bërë pengesë për prokurorinë, duke qenë se u mundëson atyre informacione që lidhen me hetimet. Prokurorët në këto vite e kanë rritur ndjeshëm pavarësinë, por në disa raste na penguar imuniteti për të hetuar.

Ndërsa në lidhje raportin e Ministrisë së Drejtësisë, Kryeprokurorja e ka cilësuar atë si ndërhyrje në punët e Prokurorisë.
Ministria e Drejtësisë ka bërë shpesh kontrolle jashtë kompetencave. Në konkluzionet e saj ka pasur qëndrime hipotetike, të pabazuara në fakte, tha ajo.

Ky është raportimi i fundit që bëhet nga kreu i akuzë përpara kuvendit, pasi Rama është në fund të mandatit të saj 5-vjeçar. Ina Rama u zgjodh kryeprokurore e vendit më 22 nëntor 2007, kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi shkarkimin e Theodhori Sollakut dhe emërimin në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ina Ramës. Me ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi në vitin 2008, mandati pa limit i Prokurorit të Përgjithshëm u kufizua në 5 vjet. Pikërisht, referuar ndryshimeve që pësoi mandati i kryeprokurorit në 2008, ai duhet të referojë në lidhje me shkallën e kriminalitetit në vend për vitin që lamë pas.

26 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Ina Rama, seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve: Kriminaliteti, në rritje për 2011 burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›