Lotaria, Rama thirrje Bodes: Jep dorëheqjen
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka lëshuar deklarata të forta ndaj qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion, pasi sipas tij po e përdor politikën për tu pasuruar.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ai nuk ka anashkaluar skandalin e Lotarisë Kombëtare, ku ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit dhe kreut të Ministrisë së Financave. Rama i ka bërë thirrje ministrit të Financave Rdivan Bode të japë dorhëheqjen nga posti drejtues që ai mban, pasi sipas tij është i përfshirë në afera korruptive.
Më tej ai është shprehur se mazhoranca shfrytëzon disa media të saj për të sharë dhe për të akuzuar opozitën për të gjitha dështimet e vendit.
Sharjet në adresë të opozitës janë e vetmja alterantivë e qeverisë, e cila ka dështuar me arsimin shëndetësinë zhvillimin dhe të gjitha politikat e zhvillimit ekonomik. Motoja është fajin e ka opozita që shqiptarët skanë punë apo fajin e ka opozita që shteti nuk është në shërbim të tyre. Padyshim edhe se Shqiparia është jashtë BE- së në virgjlje të tretë, përsëri e ka fajin opozita. Por kjo rapsodi që këndohet në çdo ekran jehon kudo dhe përçohet dhe me zë të dëshpëruar në komunitete dhe rrjete sociale, fajin e ka opozita që zgjedhjet u vodhën në 2009- ën dhe në 8 Maj. Fajin e ka opozita edhe që u vranë 4 protestues- tha Rama.
Sipas tij qeveria nuk ka më mundësi të tregojë duart e pastra, duart e saj janë të lyera me gjakun dhe llumin e korrupsionit, dhe ajo që i ka mbetur është të shajë opozitën.