E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, grabitet në mesnatë lotoja e sportit, vidhen 12 televizorë

Një lokal loto sporti është thyer dhe grabitur gjatë orëve të natës në lagjen 13 në plazh të Durrësit pikërisht në sektorin "Teuta". Grabitja ka ndodhur natën, pasi lokali ishte mbyllur dhe pronari dhe punonjësit e tjerë ndodheshin në banesat e tyre. Grabitësit kanë thyer derën me mjete të forta hekuri dhe pasi kanë mundur të hyjnë brenda në lokal kanë grabitur 12 televizorë 22 polësh. Lokali i përkiste shtetasit Bledar Prizreni  dhe grabitja e televizorëve ka ndodhur në kohën që në lokal nuk ndodhej askush, gjë që ka bërë policinë të dyshojë se hajdutët i kanë vëzhguar me kujdes lëvizjet e punonjësve të lokalit dhe pronarit të tij. Pronari i lokalit ka denoncuar në polici, ndërsa menjëherë ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes dhe janë shoqëruar disa persona të dyshuar. Thyerja e lokalit është konstatuar në fillim nga pronari i lokalit Bledar Prizreni, i cili kur ka shkuar për ta hapur pikën e lotarive sportive në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka vënë re shkatërrimin e lokalit dhe vjedhjen e kryer. Persona të paidentifikuar gjatë natës janë vjedhur dhe thyerje 12 televizor 22 polësh, të cilët përdoreshin për të vënë baste. Ndërsa është ndeshur me këtë situatë, ai ka njoftuar menjëherë forcat e rendit të komisariatit të policisë së Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu nga konstatimet e policisë është vënë re hapja me anë të mjeteve rrethanore të derës kryesore të lokalit si dhe thyerja e disa objekteve të tjera në brendësi të tij.
Policia
Policia, ka dokumentuar menjëherë provat e gjetura në vendin e ngjarjes, e më pas kanë ngritur një grup kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët kanë kryer vjedhjen. Autorët e krimit, sipas burimeve të policisë, mendohet se kanë qenë të paktën dy persona, të cilët kanë arritur të hyjnë në lokal dhe të kryejnë vjedhjen. Kontrollet e policisë së Durrësit janë përqendruar pikërisht në zonën ku dhe ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë shoqëruar në polici pesë persona të cilët njiheshin si persona me precedent, për të dëshmuar rreth ngjarjes. Po vetëm pas marrjes së dëshmisë së tyre, efektivat e policisë i kanë lënë të lirë. Burimet zyrtare thanë se nga verifikimet e para dyshohet se dëmi i shkaktuar si pasojë e grabitjes së televizorëve mund të kapë shumën e  rreth 200 000  lekëve të reja. Zona e plazhit prej kohësh është vënë në shënjestër të personave me precedent, të cilët shfrytëzojnë errësirën për të grabitur lokale, dyqane, pse jo dhe banesa gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Vetëm përgjatë vitit 2009 janë konstatuar 12 vjedhje pikërisht në Plazhin e Durrësit, ku katër prej tyre janë zbardhur nga ana e efektivave të policisë, ndërsa pjesa tjetër është nën proces hetimor por deri tani janë ta pazbardhura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›