ISKSH organizon "tavolinë" për reformat e 2 vjeçarit të fundit
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe USAID organizuan një takimin; Reforma financiare në shërbimin shëndetësor parësor, çështjet dhe sfidat. Dy vjet pas nisjes së reformës në kujdesin shëndetësor parësor, të dhënat tregojnë se treguesit për shërbimin e ofruar në 413 qendrat shëndetësore të kontraktuara nga Institutit i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) janë rritur me disa herë, në një kohë shumë të shkurtër.
Treguesit dhe sfidat për të ardhmen në këtë hallkë të rëndësishme të sistemit shëndetësor u prezantuan të premten në një takim me pjesëmarrje të gjerë, të organizuar nga ISKSH dhe USAID, me temë "Reforma financiare në shërbimin shëndetësor parësor, çështjet dhe sfidat". Në fjalën e saj, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, tha se "viti 2007 do të shënonte fillimin e një reforme të thellë në shërbimin shëndetësor, e cila do të niste me shtrirjen e skemës së sigurimeve shëndetësore në nivelin e shërbimit shëndetësor parësor". Deri në atë kohë, sipas saj, për më se një dekadë në funksionimin e skemës së sigurimeve shëndetësore asgjë nuk kishte ndryshuar. Ajo vuri në dukje problematikën në kujdesin parësor shëndetësor, para vitit 2007, duke përmendur financimin e fragmentuar të tij, varësisë e dyfishtë institucionale të dhënësve të shërbimit (Ministria e Shëndetësisë dhe ISKSH), mungesën e autonomisë së qendrave shëndetësore, etj. Duke u ndalur në arritjet e reformës dy vjet pas nisjes së saj, ajo përmendi autonominë e qendrave shëndetësore në drejtim, organizimin e menaxhimin, krijimin e një burimi kryesor financimi, kalimin nga kontratat individuale në ato në ekip, që ka si qëllim financimin e një pakete standard shërbimesh për popullatën e regjistruar, aplikimin e një metode të re financimi (sipas raportit 85% pagë, 10 % performancë dhe 5% bonus), etj. Rritja e nivelit të të ardhurave dytësore është një tjetër arritje e kësaj reforme, gjë që u krijon mundësi qendrave shëndetësore të përballojnë kostot e mirëmbajtjes. "Sot, qendrat shëndetësore përcaktojnë dhe prokurojnë vetë nevojat për mallra e shërbime, në ndryshim nga vitet e mëparshme, kur prokurimi bëhej nga komunat e Drejtoritë e Shëndetit Publik"", tha znj. Hana. Sipas saj, në këtë mënyrë, të gjitha qendrat shëndetësore kanë bërë të mundur ofrimin e listës së shërbimeve te miratuara, me te gjitha mallrat e shërbimet e nevojshme, pa mungesa, pa krijuar stoqe dhe pa krijuar borxhe. Ajo konsideroi arritje aplikimin e shpërblimeve të diferencuara për personelin, deri në dy paga vjetore, bazuar në arritjen e treguesve të performancës e bonusit. Përfaqësuesja e USAID në Tiranë, Zhaneta Shatri, duke vënë në dukje se bashkëpunimi me qeverinë shqiptare në kuadër të kësaj reforme ka qenë mjaft i mirë dhe garantoi për një mbështetje të mëtejshme për ecurinë e saj. Ajo cilësoi nisjen e reformës shëndetësore si një ndër hapat nga më të guximshëm të ndërmarrë. "USAID do të mbështesë reformën në sistemin shëndetësor parësor në të gjitha drejtimet e mundshme", garantoi znj. Shatri.
Last Updated on Friday, 20 February 2009 21:32