E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gruaja qëllon me pistoletë burrin: Më dhunonte sistematikisht, u vetëmbrojta

DURRËS- Krim në familje, gruaja qëllon me armë zjarri bashkëshortin, 36-vjecar. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme, ( rreth orës 17:09) në familjen e Përparim Zaçellari në lagjen nr. 17 zonën e ish-kënetës në qytetin e Durrësit.

Nga hetimet paraprake, burime policore bëjnë me dije se ka pasur një debat të fortë mes bashkëshortëve Përparim dhe Leonora Zaçellari, ndërkohë që në nxehje e sipër gruaja ka qëlluar me 4 plumba pistolete burrin e saj. 

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit në gjendje të rëndë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 

Bashkëshortja është vetëdorëzuar vetë në polici, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit.  Gjatë dëshmisë së saj në polici, Leonora  ka pranuar krimin teksa ka rrëfyer se burri i saj ushtronte dhunë sistematike ndaj saj. 30-vjecarja u ka thënë efektivave blu se gjatë sherrit, burri e  ka rrahur duke i shkulur madje dhe flokët, si dhe e ka kërcënuar me jetë. Bashkëshortja ka deklaruar se pas debatit, plagosi burrin për vetëmbrojtje.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›