E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gruaja plagos burrin me armë zjarri, nuk dihen shkaqet

Krimi në familje godet sërish qytetin e Durrësit. Gruaja qëllon me armë zjarri ndaj bashkëshortit të saj. Për pasojë, i shoqi Agron Zeqillari ka marrë një plumb në njërën këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në lagjen numër 17 ose sic njihet ndryshe ish-këneta.

Sipas hetimeve të para mendohet se gruaja Leonora Zaqellari 30 vjeç e ka kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi dyshohet se i shoqi e dhunonte sistamitikisht. Mësohet se pas ngjarjes ajo është vetdorëzuar në Polici.

Pak ditë më parë, një tjetër krim në familje tronditi qytetin e Durrësit, ku djali vret me mjete të forta nënën e tij të moshuar, pasi nuk i dha pensionin e saj.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›