E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikollë Lesi në Lezhë: Do rikthehem deputeti juaj pas 23 qershorit

LEZHE- Kreu i LDK-së Lesi ka siguruar banorët e Lezhës që në zgjedhje do të kandidojë në Lezhë, ndërsa për koalicion parazgjedhor vendimi merret ditën e hënë nga kryesia e LDK

Lezhë- Nikollë Lesi ka zhvilluar sot një takim në Lezhë. Kryetari i LDK ka bërë me dije se ditën e dielë do të mblidhet kryesi për të vendosur se me kë do të krijojë koalicion parazgjedhor. Lesi ka siguruar lezhjanët se me 23 qershor do të rikthehet deputeti i tyre. “Do të rikthehem patjetër deputeti juaj pas 23 qershorit”, ka thënë ai.

Kreu i LDK ka theksuar se do të kandidojë në Lezhë. Ndërsa vendimin për koalicion do të merret pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ditën e hënë.
(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›