LSI-PS bashkojnë votat, dështon miratimi i rendit të ditës në Këshillin Bashkiak tek Njësia 4
TIRANË- Partia Socialiste zyrtarizoi sot aleancën me Lëvizjen Socialiste të Integrimit në këshillat vendorë. Në Tiranë u mblodhën këshilltarët e majtë të cilët propozuan që të shkarkohet Njazi Kosovrasti nga kryetar i Këshillit Bashkiak dhe në vend të tij të propozohet, Aldrin Dalipi, aktualisht, kryetar i këshilltarëve të majtë në bashki.
Ndërkohë, në sajë të aksionit të ri politik të ndërmarë një ditë më parë nga LSI dhe PS, sot në mesditë dështoi miratimi i rendit të ditës në Këshillin Bashkiak tek Njësia 4.
Anëtarët e PS bashkuan votat me anëtarët e LSI-së dhe rrëzuan rendin e ditës me 12 vota kundër. Anëtarët PS dhe LSI përbëjnë shumicën në Këshillin Bashkiak tek Njësia 4, Tiranë.
Lajmi vijon....