E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres hidhet ne ere marketi ne lagjen nr 13

Një market në lagjen nr.13 të Durrësit është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit.
Dyqani në pronësi të Oltion Caras ka pësuar dëme të mëdha, pasi i është shkatërruar qepeni dhe janë thyer xhamat
Kjo ngjarje është befasi për pronarin e këtij biznesi.

Edhe për policinë ngjarja është e pashpjegueshme, për shkak se nuk ka ende një pistë konkrete, ku mund të mbështesë hetimin. Me hamendësime, ekspertët dyshojnë që mund të jetë edhe akt për shkak të konkurrencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›