Tabaku 50 mije qytetare do te kene se shpejti hipotekat e apartamenteve
Më 28 shkurt, Bashkia e Tiranës do i propozojë Këshillit Bashkiak miratimin e listës së strukturave që pajisen me leje përdorimi, sipas aktit normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave, më datë 6 shkurt.Miratimi i kësaj liste nga Këshilli Bashkiak i hap rrugën hipotekimit të 260 objekteve mbi 3 kate, me një sipërfaqe totale rreth 930 000 m2 dhe rreth 11 000 apartamente. Miratimi i kësaj liste me rreth 11 mijë apartamente i shtohet 5893 apartamenteve, që Bashkia e Tiranës ka dërguar për hipotekim gjatë vitit të shkuar, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive.
Zv/Kryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku tha se kjo listë është një hap më tej drejt hipotekimit të objekteve të mbetura peng prej vitesh në Tiranë.
“Në muajin janar i janë dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive edhe 12 objekte, me 520 apartamente banimi. Dua dhe një herë t’u bëj thirrje 13 subjekteve në listën e zezë të Bashkisë së Tiranës, të plotësojnë detyrimet e tyre përballë qytetarëve të Tiranës, në mënyrë që t’i hapin rrugë hipotekimit të apartamenteve të tyre” – u shpreh znj. Tabaku.
Po më 28 shkurt, Bashkia e Tiranës i propozon Këshillit Bashkiak uljen në masën 30% të taksës së biznesit të vogël, për 523 subjekte të biznesit të vogël që kryejnë aktivitetet e prodhimit apo shitjes me pakicë në fushën e punimeve të artizanatit në qytetin e Tiranës. Këtu përfshihen biznese në fushën e punimit të drurit, argjendarisë, artizanatit, punimeve të hekurit, rrobaqepësisë, qëndistarisë etj.
Ky vendim pason uljen dhe reduktimin e 60 taksave dhe tarifave vendore, uljen me 30% të taksave për luleshitësit dhe librashitësit, heqjen për një vit të taksave, për 30 tregtarë të Tregut Ushqimor në Kombinat, që u dogj pak më shumë se një vit më parë, heqjen e taksave vendore për një periudhë kohore 5 vjeçare, për të gjithë ndërmarrjet që punësojnë rishtazi mbi 50 punonjës, në zyrat e regjistrimit të Bashkisë së Tiranës.
Një tjetër projekt-vendim i rëndësishëm që i propozohet për miratim Këshillit Bashkiak të Tiranës është dhe lista e inventarit të pronave të paluajtshme, të cilat janë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës. Kjo listë, rezultat i një pune 18 mujore përmban 6999 prona të paluajtshme të regjistruara për herë të parë, ndërkohë që nga viti 2002 e deri më sot, Bashkia e Tiranës ka të regjistruara në inventarin e saj vetëm 6725. Lista që pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak e më pas në Këshillin e Ministrave e çon në 13 724 numrin total të pronave në inventarin e Bashkisë së Tiranës.