E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, hidhet nga trageti, zhduket në det një 30 vjecar

DURRES-Sot herët në mëngjes, një 30 vjecar është hedhur dhe zhdukur në det të hapur nga trageti i linjës Durrës-Bari, ndërsa policia po heton shkaqet që cuan në vendimin ekstrem.
Trageti ka shënuar nisjen nga Durrësi në orën 12:00 të mbrëmjes, por pas 4 orë udhëtimi është shënuar ngjarja që ka ngritur peshë udhëtarët në tragetin e linjës me Barin, rreth 40 milje detare nga Bari.
Burime nga vendgjarja bënë të ditur për TVNews24 se 30 vjecari me kombesi shqiptare, Eduart Teodori, udhëtonte në drejtim të Italisë me tragetin e kompanise "Arberia". Mësohet se kapiteneria i kishte bllokuar pasaportën 30 vjecarit pas nje grindje me nje femer qe ka patur ne traget. Mes tij dhe personelit të sigurisë në traget ka patur mosmarrëveshje. Agjencia e udhetimit pa shume detaje tregon se ne traget ka patur nje incident per shkaqe xhelozie, por megjithe nderyherjen e kapitenerise per te qetesuar situaten, 30 vjecari ka veshur nje jelek shpetimi dhe është hedhur në det të hapur, duke shkaktuar kaos në ambientet e tragetit. Alarmin per hedhjen e ka dhene menjehere ekuipazhi i tragetit.
Ne kerkim te shqiptarit jane vene rojet bregdetare italiane, nje motovetede e Guardia Di Finanza si dhe nje helikopter i aeronautikes ushtarake e Brindisit. Ne kerkim te tij jane vene edhe tre tragete te tjera. Kushtet e motit per momentin nuk krijojne probleme ne det. Mberritja e tragetit ne Bari parashikohet pas nje ore.

Ndërkohë policia ka këshilluar udhëtarët të qëndrojnë në target dhe të mos zbresin edhe pas ndalesës në Bari deri ne momentin që të zbardhen arsyet që detyruan 30 vjecarin të hidhet nga trageti.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›