Hebrenjtë në Shqipëri kundërshtojnë emërimin e kryerabinit

Joel Kaplan është emëruar për herë të parë kryerabin për vendin tonë ndërkohë që më parë nuk ka pasur një drejtues të tillë.
Megjithëse komuniteti hebre në Shqipëri nuk dihet publikisht, emërimi i Joel Kaplan do të thotë se në vendin tonë ka një organizim të këtij komuniteti.
“Distancojmë plotësisht veten nga ky veprim i jashtëligjshëm dhe jo korrekt, i cili është kryer në mospërputhje totale me traditat dhe principet fetare e historike të vendit tonë ” thuhet në letrën e nënshkruar nga 34 prej 150 hebrenjve që ndodhen në Shqipëri, lajm i cili është publikuar nga “Jerusalem Post”.
Ata shprehen se nuk e njohin Joel Kaplan si kryerabinin e Shqipërisë, duke kërkuar nga organizatat si motra hebreje që të konsultohen me ta përpara se të merren vendime të tilla. Nga ana e tij, Kaplan ka deklaruar se është keqkuptuar emërimi i tij, duke theksuar gjithsesi do të vazhdojë detyrën e marrë për t’i shërbyer çifutëve.
2011-01-07 08:55
[