E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet inspektori i urbanistikes se Shkodres

 Në një hetim të përbashkët me Task Forcë të Prokuororisë së Tiranës, drejtoria e Përgjithshme e Antikrimit ekonomik ka arrestuar një inspektor të urbanistikës së Shkodrës, për falsifikime me qëllim përvetësimin e një prone shtetërore në Velipojë. Detajet nai jep zëdhënësi i Policisë së Shtetit Tefik Sulejmani.

“U finalizua me sukses operacioni policor “Topografi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit: Sulejman Brahim Metani, 58 vjeç, banues në Shkodër, më detyrë Inspektor në Policinë Ndërtimore të Qarkut Shkodër.
Në sajë të hetimeve intensive dhe mjaft profesionale të kryera, për një periudhë 6-mujore, ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ka falsifikuar dhe paraqitur pranë Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, një dosje për kthim prone, për përfitimin e një prone shtetërore prej 43 mijë m² në bregdet, në zonën turistike të Velipojës”- deklaroi zëdhënësi Sulejmani.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve në bashkëpunim më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›