Durrës, humb jetën pushuesi italian, nuk dihen arsyet
Një qytetar italian nga Torino, ardhur në qytetin e Durrësit për pushime, ka gjetur vdekjen e cila mendohet të ketë qënë aksidentale.
Kanë qenë pushuesit që kanë gjetur një trup të pajetë, dhe me pas kanë lajmëruar policinë. Nga kqyrja e parë e trupit te 67 vjeçarit Renato Sela, mësohet se nuk ka shenja dhune dhe kjo shton dyshimet e policisë së personi mund të jetë mbytur.
Kufoma është dërguar ne morg, aty ku do t`i behet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për zbardhjen e shkaqeve te vdekjes.