E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vdes pushuesi italian, mister shkaqet

DURRËS- Një pushues italian ka vdekur, ndërkohë që mbeten mister shkaqet.

Mësohet se 67-vjecari italian, Renato Sela po kalonte pushimet në bregdetin e Durrësit, ndërkohë që është ndjerë keq papritur teksa ndodhej në banesën e tij.

Pushuesi është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të qytetit, por fatkeqësish ka ndërruar jetë rrugës.

Policia bën me dije se shkaqet e vdekjes do të përcaktohen pas autopsisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

67-vjecari Renato Sela, nga Torino, po kalonte pushimet prej disa ditësh në Shqipëri, në banesën e marrë me qira në Shkëmbin e Kavajës, 9 km larg Durrësit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›