Merimanga vdekjeprurëse, i merr jetën 17-vjeçarit

Një 17 vjeçar me inicialet K.H, nga fshati Pobrat i Beratit, ka humbur jetën mesditën e sotme, si pasojë e pickimit të një merimange. Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qenë duke punuar tokën në kohën që është pickuar nga insekti, i cili i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Ndërkaq, sipas mjekëve, insekti i vogël me ngjyrë të zezë bëhet shumë aktiv kur temperaturat e ambientit janë të larta dhe se merimanga fshihet në vende pa lagështi dhe dritë, mes barit të thatë apo mes murishtave të vjetra.