E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, grevistët: "Do përmbytim minierën"

“Ora News”, vijon transmetimin live të grevës së minatorëve, të cilët ndodhen 1400 metra nën tokë.
 

16 minatorët shprehen të vendosur në vijimin e grevës së urisë deri në plotësimin e kushteve që ata kanë parashtruar.
 

Minatorët për mikrofonin e “Ora News” janë shprehur se do të rrezikojnë jetën, ndërsa gjendja shëndetësore, sa vjen e përkeqësohet për shkak të lagështirës në thellësitë e nëntokës.
 

Mesa duket, plotësimi për rritjen me 20% të pagës, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara, po kthehen në një mision duke rrezikuar deri në vetëflijim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›