Bashkia e Tiranës hap dyert, Basha pret qytetarët
TIRANË- Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka mbajtur një nga premtimet e fushatës së tij elektorale, për të hapur dyert për qytetarët.
Në ditën e dytë të punës, kryebashkiaku i ri, i shoqëruar nga dy nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti, ka pritur në zyrat e bashkisë qindra qytetarë, të cilët e kanë uruar, kanë ndarë mendime për disa momente me Bashën dhe kanë bërë fotografi me të.
Para antarëve të këshillit bashkiak, ditën e betimit Basha theksoi se do të punojë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërkohë që motoja e fushatës së tij elektorale ka qënë, ‘Tirana është e para, Ju jeni të parët’.
Basha ka caktuar ditën e premte të cdo jave për të pritur qytetarët i hapur për të dëgjuar opinionet dhe idetë e tyre për zhvillimin e kryeqytetit.
(e.m/BalkanWeb)