E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, humbjetën në target njështetase kosovare

DURRËS- Në tragetin e linjës Trieste-Durrës, të mbërritur në portin e Durrësit rreth orës 17:00 ka gjetur vdekjen një shtetase me origjinë nga Kosova. Policia e mbërritur në vendngjarje ka mundur të identifikojë viktimën. Ajo është Gjylzane Morina 48-vjec. Nga të dhënat e para dyshohet se gruaja mund të ketë pësuar një atak kardiak.

Sipas të dhënave të policisë 48-vjecarja shoqërohej nga vajza e saj 11-vjecare, ndërsa mësohet se në target kanë mbërritur edhe përfaqësues të ambasadës së Kosovës, të interesuar për zbardhjen e ngjarjes. Policia shqiptare vazhdon hetimet.

48-vjecarja nuk ka mundur të kthehet edhe njëherë në qytetin e Vlorës, aty ku 11 vjet më parë kishte sjellë në jetë vajzën e saj, pasi ishte dëbuar nga lufta. Në shenjë simbolike vogëlushja mban emrin Vlora. Prej andej gruaja do të udhëtonte drejt Kosovës, e më pas të kthehej në Slloveni ku edhe jetonte.

Burime nga porti i Durrësit deklarojnë se për këtë ngjarje të rëndë janë njoftuar edhe të afërmit e saj në Kosovë, ndërsa janë marrë masat që vajza të kalojë me sa më pak dhimbje humbjen e nënës së saj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›