E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIBA: Italia kryesonlistën për vjedhjebankash

ROMë- Italia është ndoshta më e njohur për bukuritë e saj, ushqimin dhe trashëgiminë kulturore. Ajo, për të cilën, pak vizitorë të saj kanë dijeni, është fama si vendi me numrin më të madh në Evropë të vjedhjeve në banka.

Vitin e kaluar, sipas statistikave nga Unioni Italian i Bankave, FIBA, në Itali ndodhën për nga numri, gati gjysma e vjedhjeve të bankave në vendet e BE-së.

Vitin e kaluar pati 1744 vjedhje, kjo shifër është gjashtë herë më e lartë se në Gjermani dhe 20 herë më e madhe sesa në Britaninë e Madhe.

Vjedhësit e bankave arritën të merrnin së bashku 47 milion dollarë. Megjithatë vjedhjet e bankave në Itali janë afera të vogla.

Dy në tre vjedhje u sjellin mesatarisht autorëve të tyre më pak se 20 mijë dollarë dhe gjatë tyre përdoren më shumë raste thika, sesa armë zjarri. Në Itali papunësia është pranë nivelit 9 për qind dhe shpesh herë këto vjedhje bëhen edhe nga dëshpërimi. Në muajin maj një nënë 41 vjeçare e la fëmijën e saj 7-muajsh në makinë kur shkoi për të vjedhur tre banka në Torino.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›